LSI do ta bllokojë sot Kryeministrinë?! Basha refuzon Kryemadhin për skenarin e mosbindjes civile: Mbështesim biznesin

Aleatët në opozitë janë ndarë në një pikë të vetme, atë të radikalizimit të mosbindjes civile.

Duke bërë që koalicioni mes PD dhe LSI të jetë dhe në vijim jo në të njëjtën linjë.

Edhe pse vetëm pak ditë më parë u faktua dhe aleanca zyrtare mes PD dhe LSI kundrejt qeverisë, duket se pas protestës së të enjtes ku u bllokuan akset kryesore të vendit, kjo aleancë është tkurrur sërish.

Pasi vetëm dy ditë më parë, në kuadër të mosbindjes civile, LSI, përmes deputeteve Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi bëri me dije se protesta e së martës do vijojë të jetë më radikale.

Dhe një ndër skenarët radikalë që do të ndiqej, do të kishte si fillesë bllokimin e Kryeministrisë e deri tek bllokimi i zyrave të ministrave.

Por pavarësisht këtij skenari të prezantuar publikisht nga LSI, duke përdorur teorinë e faktit të kryer, duket se kreu demokrat, Lulzim Basha nuk ka të njejtin mendim.

Në mbledhjen e djeshme me biznesin por dhe me deputetët e PD, Basha ka rrëzuar skenarin e LSI dhe të Kryemadhit.

Basha, deklaroi se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë asnjë skenar për mosbindje civile dhe se PD do të mbështesë protestën e bizneseve të vogla.

Duke nënkuptuar që nuk do të ketë asnjë tentativë për të destabilizuar vendin siç deklaroi LSI.

Ndërkohë që pritet të shihet reagimi i LSI, nëse do të veprojë e vetme përballë kryeministrisë për të bllokuar punën madhe dhe të ministrave.(TemA)