Largimi i këshilltarëve nga LSI, Kryemadhi: Njerëz të ulët

Lidhur me “hemorragjinë” e largimeve të këshilltarëve bashkiakë nga radhët e LSI për të kaluar te PS, Kryemadhi i “lau duart”, duke ia lënë këtë përgjegjësi deputetëve të partisë së saj dhe duke konsideruar se qe një mungesë vëmendjeje nga ana e saj dhe e Ilir Metës, i cili gjatë kohës kur ishte kryetar parlamenti, sipas Kryemadhit ishte shumë i zënë me reformën në drejtësi.

Kryemadhi tha se mes njerëzit e caktuar në lista kanë qenë me nivel të ulët.

Ky është një teatër i vjetër. U kërkoj falje të gjithë votuesve të LSI, për listat e këshilltarëve të përgatitura më parë, qoftë nga deputetët apo strukturat e LSI, për vendosjen e njerëzve që jo vetëm që nuk përfaqësojnë LSI, por nuk përballojnë dot as presionin politik, por edhe për nivelin e tyre të ulët.

Kemi parë këshilltarë, apo dhe deputetë të ikin, por të largohesh për evazionin rus apo kinez, kjo është qesharake, edhe vetë socialistet janë tallur me ta. Nga 54 të larguar, vetëm 20 janë të LSI, të tjerët kanë qenë këshilltarë nga parti të tjera, që kanë thënë se janë të LSI. Në Laç nga të larguarit asnjë nuk ishte nga të LSI. Në Belsh, këshilltari i larguar është nipi i Luan Duzhës, deputet i PS, nuk është i LSI. Kanë dashur të krijojnë një lloj hemorragjie, sikur baza është kundër LSI. Këto janë gramat e fundit të një partie politike që s’ka më argumenta për të dhënë dhe do të shmangë vëmendjen, nga rritja e taksave për biznesin e vogël, e ujit e energjisë eleltrike dhe e rrugës së Kukësit.

LSI qëndroi 8 vjet në pushtet, rreth saj a u grupuan pragmatistë për t’u punëusuar?

Lista e këshilltarëve i bënë deputetët. Metë ishte kryetar Parlamenti, po merrej me reformën në drejtësi, kështu që listat janë si lista të bëra pa vëmendje, që ky është një nga gabimet më të mëdhaja. Shqiptarët sot kanë nevojë për punë, për ushqimin e fëmijëve, dhe jo kush iku e kush erdhi.