KUSH ËSHTË AGIM BUCI, BABAI I 4 FËMIJËVE QË U VRA MBRËMË GJATË GRABITJES NË KAMËZ

Ky që shihni në foto është Agim Buci, 52 vjeçari që mbeti i vdekur gjatë mbrëmjes së djeshmë, ku dy persona të armatosur tentuan të grabisnin mini-marketin e çiftit të bashkëshortëve.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:07 në rrugën “OSBE” në Kamëz, ndërsa mbeti e plagusur rëndë gruaja e 52-vjeçarit.

Dyshohet se gjatë tentativës së grabitjes, autorët janë përleshur me 52-vjeçarin Agim Buci, dhe e kanë qëlluar me një plumb në gjoks. Ai ndërroi jetë në spital ndërsa gruaja e tij, Merita Buci, 44 vjeçe mbeti e plagosur me një plumb në këmbë.

Për mrekulli nga plumbat e grabitësve ka shpëtuar fëmija 6-vjeçar i çiftit që ndodhej në market në momentin e ngjarjes. Ata kërkuan nga i zoti i dyqanit që t’u jepte paratë, por u përballën me kundërshtinë e Agim Bucit.

Buci ishte baba i 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe 1 djali. Në zonë e njihnin njihnin si njeri të ndershëm dhe punëtor.

Sakaq, ende nuk janë kapur autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë, pasi i ndihmoi dhe rruga që ishte pa ndriçim për tu arratisur në momentin e ngjarjes.

Policia vendosi një çmim prej 5 milion lekësh për gjetjen e autoreve të ngjarjes që u mori jetën ciftit të pafajshëm.