Kukësi ‘shuplakë’ opozitës: Rama kërkoi ndjesë! Luli e Monika s’na marrin dot për hunde

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka sqaruar një grup banorësh nga Kukësi lidhur me taksimin e Rrugës së Kombit.

Pas interpelancës në distancë, ka ardhur edhe reagimi i qytetarëve, teksa disa prej tyre kishin marrë pjesë edhe në tubim.

Përmes një komunikimi zyrtar për media, ata kanë vlerësuar ndjesën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë një mesazh edhe për kryedemokratin Lulzim Basha.

Veç Ramës, ata kërkojnë llogari edhe ndaj tij, pasi akuzohet për vjedhjen e 240 milionë eurove gjatë ndërtimit të rrugës.

Deklarata e plotë e qytetarëve nga Kukësi:

Rama kërkoi ndjesë, Basha të marë shembull për vjedhjen e rrugës së Kombit Turp për Lulëzim Bashën!

Turp për Partinë Demokratike! Ne jemi ata që sot u mblodhëm për të dëgjuar kryeministrin, pasi ishim edhe në protestë.

Por, nuk shkuam për të djegur! Nuk shkuam për të rikthyer në pushtet një parti që për 27 vjet mori besimin e kuksianëve dhe sot kërkon zjarr në Kukës për të djegur Shqipërinë ! Shkuam për taksën e lartë dhe prandaj shfrytëzuam edhe platformën elektronike të kryeministrit.

‘Ne, nuk jemi punonjës shteti, por qytetarë nga të gjitha partitë dhe zotëria që përflet PD në deklaratën e saj të ulët, është aktualisht këshilltar bashkiak.

Edi Rama gaboi me nxitimin për të vënë në fuqi taksën e rrugës pa zgjidhur njëherë hallin e kuksianëve që nuk kanë vetura 150 mijë euro si të Flamur Nokës! Ata po, duhet të paguajnë 5 euro dhe pak i kanë!

Por, Edi Rama kërkoi ndjesë, pasi nuk na i shpjegoi më parë këto që po na shpjegon tani. Po Lulzim Basha, kur na ka kërkuar ndonjëherë ndjesë, qoftë dhe sa për sy e faqe për rrugën skandaloze që bëri?! Po Partia Demokratike kur na ka kërkuar ndonjëherë ndjesë për parat që humbën rrugës dhe s’u dënua askush?!!

Po ku ishte Lulzim Basha dhe Monika e tepsise, kur u bë kontrata dy vjet përpara?!? Ku ishte Flamuri dhe këta që sot për hallet e tyre çuan njerëzit në zjarr dhe tani paguajnë kuksianët dënime për karrigen e thyer të Lulzimit dhe tepsinë e shpuar të Monikës?!

Partia Demokratike të shohë punën dhe ta lerë Kukësin të qetë të bashkebisedojë me Edi Ramën dhe me qeverinë!

Ne duam zgjidhje për taksen dhe nuk na merr dot për hunde as Lulzimi as Monika që thonë askush të mos paguajë se rruga do rregullohet vetë!

Nuk duam të paguajë askush për ne, jemi të varfër, por kemi dinjitetin tonë dhe kurre nuk e kemi pas zakon të lypim. Por duam të paguajmë atë që na takon, jo atë që nuk e paguajmë dot.j.j