Ku ndodhet ambasadori Lu? Gazetari: S’ka as bodigard, as shërbim VIP (Foto)

TIRANE– Prej disa ditësh kryefjalë e diskutimeve është bërë vendosja e tarifës në ‘Rrugën e Kombit’ si dhe protestat kundër kësaj tarife. Por ndonëse opozita akuzon qeverinë si përgjegjëse të situatës, duket se nuk ka një qëndrim nga ambasadorët e huaj në vendin tonë, përveç ambasadorit britanik që u shpreh pak ditë më parë se dhuna nuk është zgjidhje.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu nuk e ka komentuar këtë çështje, pavarësisht se në rrjetet sociale kërkohet që ai të reagojë. Por ku ndodhet ambasadori Lu?

Gazetari Robert Goro ka publikuar në faqen e tij në Facebook një fotografi me ambasadorin Lu nga aeroporti i Athinës, por pa e specifikuar se kush ishte destinacioni i diplomatit amerikan.

“Një befasim i këndshëm ne aeroportin ndërkombëtar te Athinës. As edhe nje bodyguard rreth tyre, as sherbim VIP apo bilete business class. Duke pritur me durim ne radhe, me shumicën e qytetareve qe udhëtonin ne economy class, edhe ambasadori i SHBA-ve ne Tirane, Donald Lu me familjen”, shkruan Goro.