KRONIKAProtestuesit bllokojnë rrugën Durrës-Shijak

Mëngjesin e sotëm dhjetëra banorë të Xhafzotajt kanë dalë në protestë, duke bllokuar kështu rrugën Durrës-Shijak.

Mësohet se banorët kanë bllokuar këtë aks në shenjë proteste për gjendjen në të cilën ndodhet rruga e tyre.

Ata shprehen se rruga është ndërtuar shumë vite më parë, ndërkohë që rikonstruksionin e saj nuk e merr askush përsipër.

Protesta e sotme erdhi me me iniciativë të një emigranti shqiptar, 33-vjeçarit Orges Sinjoni, i cili protestoi dje me vazo lulesh në rrugën Durrës-Shijak, ndonëse prej 20 vjetësh jeton e punon në Itali.