KPK shkarkon në vend Besa Nikëhasanin, PROKURORJA shpërthen në revoltë në mes të sallës: O zot i madh

Shkarkohet nga detyra Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani. Para pak minutash u mor vendimi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, përbërë nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko.

Trupa gjykuese bëri me dije se rezulton që prokurorja nuk e justifikon dot pasurinë. Prokurorja Nikëhasani ishte e pranishme në sallë dhe shpërtheu e nervozuar sapo dëgjoi vendimin.

“O zot i madh, e kam plotësuar vetë këtë (e kishte për formularin e vëtdeklarimit)”, tha Nikëhasani duke vënë edhe duart në kokë.

“Trupa zhvilloi një hetim të thellë administrativ vetëm në kriterin e vlerësimit të pasurisë. Në përfundim trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të Besa Nikëhasanit”, citoi vendimin trupa gjykuese në prani të prokurores, e vëzhguesit ndërkombëtar.

Trupa gjykuese i kërkoi Nikëhasanit të lërë menjëherë sallën ndërsa prokurorja me tone ironie me një nënqeshje sarkastike ia ktheu: “Të lë sallën ë?!!”

Prokurorja ka të drejtë të apelojë vendimin brenda 15 ditëve.