Korrupsion në Burgje, Prokuroria kërkon 5 vite burg për Artur Zoton

Pesë vite burg është kërkesa e prokurorisë së krimeve për ish drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Artur Zoto. Zoto është marrë i pandehur me akuzën e korrupsinit pasiv gjatë ushtrimit të detyrës në lidhje me tenderimin e bulmetit dhe vezëve për të dënuarit gjatë periudhës Mars 2016.

Në këtë akuzë ai u mor i pandehur me ish-vartësin e tij, Iliaz Labi por për të Prokuroria kërkoi që të pezullohet kërkesa për dënim për shkak të statusit të bashkëpunëtorit.

Veç dënimit me burg, Prokuroria kërkoi që Zotos për 5 vite t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa në seancën e pretencës ndaj tij ish-kreu i Burgjeve nuk u paraqit në gjyq.