Kompania Gulf shpall falimentin, qytetarët në pikat e karburanitit me bidona në dorë…

Fax News bën me dije se në pikat e karburantit të kompanisë Gulf, mbrëmjen e sotme ka patur kaos automjetesh dhe qytetarësh.

Nga burime jozyrtare bëhet me dije se kompania Gulf ka shpallur falimentimin.

Mësohet se shumë qyetarë që janë me tollona po nxitojnë nëpër të gjitha pikat te Gulfit për të tërhequr karburant.

Mjaft pika karburanti në terren janë të rrethuara me shirit ndërkohë që pikat në rrethina po boshatisen nga banorët duke marrë sasinë e ngelur të karburantit madje edhe me bidona plastikë.