Keni bërë plane për plazh nesër? Zbuloni çfarë parashikojnë sinoptikanët

E diela, dita e fundit e javës, si ditë pushimi bën që të gjithë të mësyjnë bregdetin, aq më tepër kur ditët e fundit në territorin tonë kanë qenë mjaft të ngrohta. Temperaturat kanë arritur deri në 30 gradë, edhe pse diçka e tillë nuk është fort normale për këtë periudhë të vitit, kur ende nuk kemi lënë pas prillin.

Gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës, sinoptikanët parashikojnë kohë të favorshme dhe temperatura të larta edhe në zonat bregdetare, duke favorizuar kështu ndjeshëm ata të cilët nesër, e diel, kanë bërë plane për t’iu drejtuar bregdetit.

Në këto kushte nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Gjatë mesditës nesër temperaturat në Durrës do arrijnë deri në 28-29 gradë. Edhe në Vlorë temperaturat do jenë në të njëjtat shifra. Prandaj, nëse nesër nuk jeni në punë dhe s’keni angazhime shtesë, merrni familjen dhe kalojeni fundjavën nën rrezet e diellit në bregdet.