“Ju jeni të rinj dhe se dini por LSI e ka dashur gjithnjë Shqipërinë…”

Monika Kryemadhi ka takuar një grup maturantësh në Tiranë me fokus maturën shtetërore.Kryetarja e LSI-së ka treguar vëmendjen e kësaj force politike sa i përket maturës shtetërore dhe rinisë duke i kujtuar meritat që ka në progresin e vendit.

Referuar ndryshimeve në Shqipëri, Kryemadhi shprehet se të rinjtë mbase nuk e dinë për shkak të moshës por Lëvizja Socialiste për Integrim e ka dashur gjithnjë atdheun.Ndërkohë ajo i bën thirrje të ngrihen dhe të përmbysin kryeministrin Edi Rama siç bënë baballarët e tyre me sistemin diktatorial.

“Dëgjoja paradën e Ramës që çdo ditë e më shumë ka frikë nga plakja e tij. Frika e tij po shkon dretj shkatërrimit të së ardhmes së rinisë shqiptare dhe plakja e një rinie vjen duke shkatërruar arsimin, një brez që gjen zgjidhjen për tu larguar sa më shpejt nga vendi. Këta dinosaurët e sotshëm që janë përsëri të së shkuarës nuk mund ta ndalojnë rininë shqitpare të përmbysë këtë regjim diktatorial, që po uzurpon çdo ditë e më shumë çdo institucion mësimdhënie”, tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se Rama e pranoi vetë se njerëzit nuk ushqehen me suksese, që sipas saj, janë thjesht në “imagjinatën e kryeministrit”.