Ja pse duhet të bëni kujdes nga njerëzit të cilët e pinë kafen pa sheqer

Janë të shumtë personat të cilët nuk e nisin dot ditën pa një kafe. Ka nga ata të cilët e preferojnë shumë të ëmbël, por edhe nga ata që shkojnë në ekstrem dhe e konsumojnë shqeto.

Sipas një studimi austriak, preferenca e kafesë ka lidhje me karakteristika të caktuara psikologjike Kështu, sipas studimit, personat që pëlqejnë kafe të ëmbël zakonisht janë miqësorë dhe të sjellshëm.

Nëse ju jeni një njeri që pëlqeni të konsumoni kafen e hidhur, pra kafen e pastër, bazuar në rezultatet e studimit, këtë kafe më së shumti e kanë pëlqyer njerëzit me tendenca psikopate dhe sadiste.