Itali, përplasje kokë më kokë me kamionin, humb jetën shqiptari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Itali dhe fatkeqësisht ka mbetur viktimë një shtetas shqiptarë.

Shqiptari i aksidentuar për vdekje është një 52-vjeçar, i cili banonte në Novara, ndërsa ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor midis Boffalora-Malpensa.

Shqiptari me iniciale D.A., punonte për një kompani në Cerano dhe humbi jetën pasi makina, me të cilën ai udhëtonte u përplas me një kamion. 52-vjeçari ishte nisur për në Boffalora dhe kamioni po udhëtonte në drejtim të kundërt me të.

Lajmi për aksidentin është publikuar sot nga mediat italiane, të cilat e shoqërojnë me videon e përplasjes, e cila paraqet skena shumë të dhimbshme.