Ish-ministri sulmon ambasadorin Donald Lu dhe merr në mbrojtje Klement Balilin

Ish-deputeti i LSI-së dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ças deklaratës së Edi Ramës ku ky i fundit u shpreh se beson më shumë dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin sesa Berishën dhe Llalllën. Sipas tij, Rama dhe dy ambasadorët kanë kapur drejtësinë. Manjani ka mbrojtur edhe ”Eskobarin e Ballkanit”, Klement Balilin. Ai thotë se Balili nuk është kriminel, për sa kohë nuk ka vendim gjykate.

Statusi i Ylli Manjanit në Facebook

“Ai (KryeRilindasi) beson Lu dhe Lei!

Sigurisht! Me ndihmën e të dyve sot Ai ka në dorë në mënyrën më anti-demokratike DREJTËSINË!!!

Jo se nuk e kishte, por sot e ka 100%.

Shkriu Gjykatën Kushtetuese; mbylli Gjykatën e Lartë; zabtoi Prokurorinë! Vettingun po e bën vetë me të përgjedhurit e tepsisë dhe të çanakut të Rilindjes! Për ditë po zbulohen fakte kompromentuese, të cilat kam një vit që i denoncoj.

I vuri nën hyqmin e Tij, i mbështetur dhe i duartrokitur edhe nga Lu edhe nga Lei.

Arreston kë ti dojë qejfi jo për ta dënuar, por për ta telendisur nëpër media! Flasin hapur për Drejtësi Popullore!

Kundërshtarët dhe rivalët politikë nuk i arreston, i shantazhon dhe i telendis në mediat e tij. Me thënë të drejtën e ka bërë me sukses!

Vini re: në këtë telendisje marrin pjesë edhe ata të dy!!! Flasin me emra dhe i etiketojnë “të korruptuar” apo “kriminelë”, pa qenë të dënuar nga asnjë gjykatë!!!

E pra në vendet nga vijnë nuk guxojnë as ti mendojnë këto që këtu i bëjnë! I bëjnë sepse kanë besimin e Atij….

Pa dyshim që Ai ata të dy beson…

Po ne që sot besojmë, kë të besojmë?!”, shkruan Manjani.