I HEDHIN MIELL NË FYTYRË, SHIHNI Ç’BËN RAMA MENJËHERË, BERISHA VIDEO SELFIE

Demokratët kanë krijuar një situatë kaotike në seancën plenare të ditës së sotme.

Pak minuta më parë, deputeti i PD-së Flamur Noka i ka hedhur miell kryeministrit teksa ky i fundit pinte ujë.

Në Parlament është krijuar një situatë tensioni, ndërsa Rama i ka habitur të gjithë me qetësinë e tij. Edhe pas hedhjes së miellit nga Noka, Rama ka vazhduar të pijë ujë, dhe më pas ka hequr xhaketën. Gjatë gjithë kohës, kryeministri nuk e humb qetësinë për asnjë moment.

Sakaq, ish-kryeministri Berisha ka preferuar të komunikojë edhe me ndjekësit në facebook. Edhe pse në Kuvend situata nuk ishte aspak e qetë, ai shfaqet duke bërë video selfie teksa bën thirrje për largimin e Ramës.

Screenshot_20.jpg

 

Screenshot_22.jpg

Screenshot_25.jpg