Homs, Damasku, tërë Siria gjendet nën sulmin e aleatët perëndimorë

 

Burimet e agjencisë së lajmeve Reuters kanë raportuar se raketat e para kanë goditur një bazë të armëve kimike në qytetin e Homsit, rreth 20 km larg Damaskut

Sipas Reuters, bombardime ka pasur edhe në baza të tjera ku besohet që ka armë kimike.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes se Sirisë sulmet më të mëdha janë bërë në Homs “ për të shkatërruar shumicën e armëve kimike dhe për ta minimizuar rrezikun nga rrëthimi i zonës”. Thuhet se baza “ka një distancë” ku nuk ka civil.

Britanikët thonë se deri me tani sulmet janë shumë të suksesshëm.

Raketat që janë përdorur nga Britanikët janë Raf Tornados dhe janë nisur nga Qipro.

Pentagoni për momentin është në konferencë për shtyp. /GazetaExpress/