HISTORIKE/ “Shqipëria hap negociatat me BE”

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka uruar zyrtarisht Shqipërinë për hapjen e negociatave.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai shkruan se Shqipëria e meriton plotësisht këtë vendim.

“Urime! Jam shumë i lumtur. Një hap i madh përpara për Shqipërinë! Rekomandim i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së për hapjen e negociatave. Shqipëria e meriton! Dhe tani ne llogarisim në Këshill që të bien dakord gjithashtu. #albania @Progressive” shkruan Fleckenstein. (TemA)