Gjyqtarja që la në burg 11 kuksianët, gruaja e shefit të policisë

Sot u zhvillua nën masa tejet të larta sigurie dhe me tension seanca për 23 protestuesit e Rrugës së Kombit. Tirana ishte e blinduar me 1 mijë policë, deputetë të opozitës u përplasën me policinë në tentativë për të hyrë në sallën e gjyqit. Jashtë qendruan për orë të tëra familjarë dhe qytetarë që kërkonin lirimin e të gjithë protestuesve. Por pas seancës që zgjati afro 5 orë, gjyqtarja e rrethit gjyqësor Kukës, Alma Ahmeti dha vendimin që nuk u mirëpritur nga shumë qeytetarë.

Ajo vendosi të vlerësojë si të drejta të gjitha kërkesat e prokurorisë dhe kësisoj caktoi masat arrest me burg për 11 protestues, ndërsa la të lirë 12 të tjerë.

Pas këtij vendimi janë mësuar disa detaje rreth gjyqtares Alma Ahmeti. Ajo është nga Tirana por me punë në Kukës si gjyqtare e shkallës së parë. Njëhreësh është bashkëshortja e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erjon Ahmeti.

Mbi këtë fakt ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili thotë se ka konflikt interesi.

“Gjykatësja e Kukësit, përveçse gjykon në Tiranë, nuk e dimë se në bazë të cilit ligj, nuk bind në PAANSHMËRINË e saj.

Bashkëshorti i saj është drejtues në Policinë e Shtetit!

Këto arrestime që ajo gjykon nuk janë bërë nga gjykata por nga Policia. Në këto raste Policia i përdor bashkshortët për të justifikuar veten…

Do kishte qenë në nderin e saj, përveç se në respekt të ligjit, që të dorëhiqej nga kjo çështje!

Cilido qoftë vendimi i saj, do jetë i paragjykuar!

E përsëris: që prej orës 10:00 sot ata janë ligjërisht të lirë…”, shkruan Manjani në facebook.