Gjyqtari i Durrësit ka gënjyer për pasurinë? Ja si i përgjigjet Trezhnjeva anëtarëve të Vettingut

Gjyqtari i Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva ka fshehur pasurinë dhe vendimi për të do të merret në 13 prill.

Ky ishte qëndrimi i mbajtur sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka marrë dy ditë kohë përpara se të japë verdiktin përfundimtar.

Nga hetimi administrativ kane rezultuar deklarime te pasakta ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes dhe parave cash. “Trezhnejva ka blere dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e te ardhurave. Ka marre nje kredi prej 50 mije euro, per te blere nje apartament ne TIrane, por ka mashtruar duke blere nje tjeter apartament ne Durres”- thuhet ne vleresimin e KPK.

Theksohet gjithashtu se kane rezultuar deklarime te rreme ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes ne nje shume te konsiderueshme te ardhurash, si dhe jane administruar 11 denoncime publike per gjyqtarin ne KPK.

Në përfundim të seancës në KPK, gjyqtari Trezhnjeva tha se “Bashkë me vajzën dhe bashkëshorten kam 75 vjet punë. Ajo që dëgjuat është pasuria ime”

KPK-ja thotë se të ardhurat kryesore janë nga bashkëshortja dhe…

Jo nuk janë nga bashkëshortja. Është periudha që nuk është llogaritur nga 1981 deri në 1994 nuk është llogaritur asnjë e ardhur.

Po qëndrimi i KPK-së që nuk keni deklaruar pasurinë dhe e keni fshehur?

E dëgjuat atë? Çfarë fshehje pasurie? Nuk është fshehje pasurie.