Gjiknuri: PD-LSI s’na trembin pasi i kemi mundur. Jam pro rikandidimit të Veliajt, rifreskim në bashkitë e tjera

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi në Report Tv se PS nuk trembet nga aleanca mes PD dhe LSI, pasi më parë i ka mundur.

Ai deklaroi se qytetarët i besuan PS shumicën për të qeverisur e vetme, ndërsa përjashtoi një koalicion me LSI.

“U tremb aleanca PD-LSI? E kemi mundur më parë. Nuk ka kthim pas mes jush dhe LSI? Nuk shoh arsye”, deklaroi Gjiknuri.

Përsa i përket kandidatëve të PS për zgjedhjet lokale të 2019, ministri u shpreh se është ende herët për të folur. E ndërsa u shpreh pro rikandidimit të Veliajt, shtoi se për disa bashki ka nevojë për rifreskim, referuar kryebashkiakëve që kanë disa mandate.

“Jemi shpejt. Veliaj ka bërë një punë shumë të mirë. Nuk shikoj asnjë problem nëse do të rikandidonte.

Bashkitë e tjera? Mund të ketë raste për rifreskim.

Është një proces që do të marrë kohë dhe do të dilet me kandidaturën më të mirë”, eshte shprehur ministri i Energjise dhe Infrastruktures, Damian Gjiknuri.