“Gazetari Doçi paralajmëron: Detaje befasuese nga dosja e rëndë dhe tronditëse për Gjin Gjonin”

Gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi përmes një statusi në Facebook paralajmëron detaje befasuese nga dosja e Gjin Gjonit. Doçi shprehet se Gjin Gjoni, para se të merrte në dorë çekiçin e drejtësisë, rezulton pa shtëpi, ndërsa në vitin 2012, përpos shumë pasurive të tjera bëhet me rezidencë 700 mijë euro.

Gjin Gjoni, para se të merrte në dorë çekiçin e drejtësisë, rezulton pa shtëpi. Në vitin 2012, përpos shumë pasurive të tjera, Gjin Gjoni bëhet me rezidencë 700 mijë euro. Shumë shpjet detaje befasuese në Shqiptarja.com nga dosja e rëndë dhe tronditëse, ende e pagjykuar nga një gjykatë e pavarur. Gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi

Gazeta Shqiptarja.com ka siguruar dosjen penale që ka referuar Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në Prokurori për paligjshmërinë e pasurisë së Gjin Gjonit.

Tek kjo dosje janë bazuar raportimet e dy gazetarëve të Shqiptarja.com mbi pasurinë e Gjin Gjonit, për të cilat gjyqtari pretendon se i kanë cenuar nderin dhe imazhin.

Gjyqtari ka paditur dy gazetarët e gazetës Shqiptarja.com, Adriatik Doçi dhe Elton Qyno ndërsa dosja aktualisht ndodhet në Apel, gjykatë në të cilën Gjin Gjoni është vetë gjyqtar duke qenë në konflikt të hapur interesi.