FOTO/ 1 muaj pas lindjes së vajzës, Ami shfaqet për herë të parë në publik

Bukuroshja e show bizz-it shqiptar, Amarda Toska, e njohur për publikun si Ami, është shfaqur për herë të parë në publik pas lindjes së vajzës.

Prezantuesja ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku shfaqet tepër në formë e veshur me të kuqe. Ami solli në jetën vajzën e saj Sia, më 12 mars të këtij viti.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi, janë mjaft të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar, duke tërhequr shpeshherë vëmendjen e medieve rozë.