Fëmijët shqiptarë do të operohen falas në Athinë

Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje në fushën e shëndetësisë. Këtë e ka lajmëruar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila ndodhet në Athinë, pas firmës së memorandumit të bashkëpunimit me homologun grek Ksanthos. Marrëveshja ka në qendër fëmijë shqiptarë, të cilët vuajnë nga sëmundje për të cilat kanë nevojë për trajtim jashtë shtetit.

Spitali i fëmijëve Agia Sofia në Athinë do të pranojë 6 fëmijë shqiptarë në vit, të diagnostikuar me tumore malinjë, që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuara. Trajtimi i specializuar për këto raste do të jetë tërësisht falas.

Marrëveshja Shqipëri-Greqi në fushën e shëndetësisë 6 fëmijë shqiptarë në vit, të diagnostikuar me tumore malinjë, që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuara, do të marrin trajtim të specializuar falas në spitalin Aghia Sofia.