Facebook Messenger vjen me një risi të re

Facebook sjell një risi të re me përditësimin e fundit të Messenger. Tashmë rrjeti gjigant social do t’u lejojë përdoruesve të ndajnë video në 360 gradë dhe video me cilësi HD.

Në qoftë se doni të ndani një foto ose video me 360 gradë, do t’ju duhet së pari ta realizoni atë në aparatin tuaj ose në një tjetër aplikacion para se ta ngarkoni në Messenger. Në mënyrë të ngjashme, edhe videot HD do të duhet të kapen së pari nga telefoni, e më pas të shpërndahen me miqtë në aplikacion.

Kjo veçori e re është e disponueshme për momentin vetëm në disa vende si Australia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Hong Kongu, Japonia, Hollanda, Norvegjia, Rumania, Singapori, Koreja e Jugut, Suedia, Zvicra, Tajvani, MB dhe SHBA për iOS dhe Android./OraNews