FA Cup/ Manchester United mposht Tottenham dhe kalon në finale

Manchester United është në finale në FA Cup, duke pritur fituesin e çiftit Chelsea-Southampton, që do të luhet të dielën në orën 16:00. “Djajtë e Kuq” kanë përmbysur 2-1 ekipin e Tottenham, në stadiumin “Wembley”, pra në një fushë asnjanëse, pavarësisht se në Londër.

Tottenham shënoi i pari me Delle Ali në minutën e 11-të dhe u duk se do të dominonte ndeshjen. Por United kap ritmin dhe në minutën e 24-t barazon me anë të Sanchez.

Në pjesën e dytë, Mourino udhëzon Herreran dhe ky i fundit ia shpërblen me golin e dytë në minutën e 62-të. Manchester mund të kishte shënuar edhe golin e tretë. Në fund është Tottenham që insiston, por nuk ia del dot dhe eliminohet.