Europa League/ Atletiko barazon me Arsenalin, Marseja mund Salzburgun

The match fixtures are shown on an electronic panel following the semifinal draw of the UEFA Europa League 2017/18, at the UEFA Headquarters, in Nyon, Switzerland, Friday, April 13, 2018. (Jean-Christophe Bott/Keystone via AP) [CopyrightNotice: © KEYSTONE / JEAN-CHRISTOPHE BOTT]

Atletiko Madrid ka marrë një barazim 1-1 me shumë vlera në sfidën e parë gjysmëfinale ndaj Arenalit. Dueli i zhvilluar në Londër është shoqëruar me shumë polemika, pasi që në minutën e 10-të, ekipi spanjoll mbeti me 10 lojtarë pa ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë që në faullin e dytë të Versajkos. Arbitri francez nuk e mbyll këtu pasi pas dy minutash nxjerr me karton të kuq edhe trajnerin Simeone.

Arsenali nuk përfitoi nga avantazhi numerik në pjesën e parë, teksa dueli u zhbllokua vetëm në minutën e 61-të. Lakazet shënoi me kokë pas një pasimi fantastik të Uelshajër, duke detyruar portierin Oblak që të dorëzohet. Atletiko nuk dorëzohet, dhe 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt shënon golin e barazimit. Koshilni gabon brenda zonës duke i dhënë mundësinë Grizman për të shënuar golin e barazimit, që do të ketë shumë vlerë për kualifikimin.

Në ndeshjen tjetër marseja ka fituar pastër 2-0 sfidën e parë ndaj Salzburg. Thauvin në minutën e 15-të dhe N’jie, ishin dy autorët e golave për ekipin e Rudi Garsias.