ËSHTË ARRATISUR?/ Avokati i ADRIATIK LLALLËS: Kam 5 ditë që nuk kam komunikuar me të. Erdhi në zyrën time dhe më kërkoi…

“Unë kam 5 ditë që nuk kam komunikur me të, që kur kam marrë detyrën si përfaqësues ligjor i tij. Erdhi në zyrën time fizikisht, më dorëzoi prokurën dhe kërkoi që ta përfaqësojë në të gjitha instancat”. Kështu është shprehur sot në emisionin “Real Story”, Sokol Hazizj avokati i Adriatik Llallës, lidhur me klientin e tij.

Çfarë ka dashur të thotë avokati me këtë? A mos po paralajmëron një fshehje, arratisje ose shmangie të Adriatik Llallës nga ndonjë arrrestim i mundshëm siç edhe është përfolur gjithë këto ditë për të?

Ndër të tjera ai ka deklaruar se në hetimet që kanë nisur ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm ka shkelje proceduriale dhe se asnjë organ hetimor s’ka njoftuar se ndaj klientit të tij ka ka proces hetimor.