“Erdhët të na vidhni, ne ju paguam 6.500 euro”, eurodeputeti italian turpëron shqiptarin

“Duhet t’i kërkoni falje italianëve të cilëve u është dashur të pagujanë më shumë se 6,500 euro për kurimin tuaj. Ju erdhët në Itali për të na vjedhur, tani duhet të ktheheni përsëri në vendin tuaj”.

Me këto fjalë, eurodeputeti Angelo Ciocca, iu drejtua sot shqiptarit 26-vjeçar i cili është i shtruar në spitalin San Matteo në Pavia.

Angelo Ciocca, europarlamentare pavese della Lega, si è rivolto oggi a un ventiseienne albanese ricoverato al Policlinico San Matteo di Pavia dopo un tentativo di rapina. ‘Scusati e torna al tuo paese’, gli ha detto Ciocca che si è presentato con un cartello in ospedale: ‘Il tuo crimine ci è costato 6.500 euro’. ANSA

I riu u përfshi në një tentativë vjedhje, ku gjatë ngjarjes mbeti i plagosur nga pronari i banesës në Casteggio.

Autori, një 56-vjeçar italian, është nën hetim për plagosjen e shqiptarit dhe pse ka deklarua se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Ciocca i dorëzoi shqiptarit një shumë parash që të përballojë shpenzimet e spitalit.

“Ky zotëri, kriminel dhe qe jetonte ilegalisht, që ka ardhur në vendin tonë për të na vjedhur duhet të falënderoj të gjithë italianët për shumën që kanë dhuruar, për të mbuluar shpenzimet financiare të tij në spital. Ne nuk duam kriminelë në territorin tonë. Ne kërkojmë që ligji për rastet e vetëmbrojtjes të ndryshojë”, tha eurodeputeti Ciocca.