EMRAT/ U sekuestruan 310 kg kanabis në Fier, arrestohen tre poseduesit

Tre persona janë arrestuar nga policia për sasinë prej 310 kg kanabis që u sekuestrua dje. Të arrestuarit janë Velo Myrtaj 28 vjeç, Gramoz Shakaj 33 vjeç dhe Foto Shahaj 25 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Droga u gjet dhe u sekuestrua në fshatin Kraps, ndërsa poseduesit u arrestuan në flagrancë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.