EKONOMIProtesta e bizneseve/ “Shpërthen” kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës se biznesit të vogël, të mbajtur ditën e sotme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka thënë se protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake është një tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe.

Postimi i plotë:

Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe!

Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH!Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollon e të mëdhenjve./CNA.al