E PAPRITUR/ ANULLOHET TAKIMI BASHA-MOGHERINI, JA ARSYEJA

Ditën e sotme pritet takimi i përfaqësuese së lartë të BE-së, Federica Mogherini me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, për të dorëzuar progres raportin dhe rekomandimin e KE për hapjen e negociatave.

Mesa duket Basha nuk do të takohet sot me Mogherinin pasi ai ndodhet në Gjermani dhe pritet të kthehet sot mbasdite.

Bëhet me dije se takimin me Mogherinin do e zhvillojë nënkryetari i PS-së Edi Paloka dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Takimi do të zhvillohet mesditën e sotme në orën 12.00.