E pabesueshme/ Koman ka fituar 7 “tituj” në 6 vitet e fundit

Pas fitores në fushën e Augsburgut, Bajerni i Mynihut ka festuar titullin e 6-të radhazi në Bundesligë, por në ekipin e Jup Hejkens është një lojtar që ka më shumë motiv për të festuar më shumë se të tjerët, dhe bëhet fjalë për Kingslei Koman.

Ish-futbollisti i Juventusit dje ka festuar një rekord të veçantë: Në 6 vitet e fundit, ai ka fituar 7 “tituj”. Si është e mundur? Me fanellën e PSG, Koman ka fituar kampionatin 2012-13, dhe atë pasardhës, edhe pse ka luajtur vetëm 3 ndeshje në dy sezone (39 minuta në total), por në fund ka marrë si gjithë të tjerët medalje.

Më pas u transferua me kosto zero te Juventus: 14 ndeshje, asnjë gol në sezonin e parë, por në fund të sezonit festoi titullin. Një tjetër kuriozitet interesant, pasi më 23 gusht ai luajti ndaj Udinezes, ndërkohë që më pas u transferua te Bajerni në formë huazimi. Në fund të sezoni, festoi titullin me bavarezët (22 ndeshje, 4 gola) dhe mori edh medalje te Juvja, falë një ndeshje që luajti. Në këtë mënyrë Koman, ka arritur deri më tani të fitojë 14 tituj, edhe pse është vetëm 22 vjeç. /Koha Jonë/