Dy protestat e Kukësit!

Qytetarët në çdo demokraci kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre në protesta. Cilado qoftë forma e saj e qetë apo revoltë, paçka se dhuna asnjëherë nuk është zgjidhja më e mirë, nuk më shqetëson dhe aq shumë perveçse në rastin kur ajo ka një axhend të fshehur e cila kërkon të shfrytëzoj problematikën e një komuniteti për qellime të mbrapshta. E dje në protestën e Kukësit e pati një të tillë nga PD dhe LSI.

Dje në Kukës patëm dy protesta. Aty protestuan qytetarë të Kukësit të cilët e gjykojnë tarifën për mirëmbajtjen e rrugës si të lartë e që jam i bindur se do të protestonin njesoj edhe përpara disa vitesh kur tarifën tentoi ta implementonte qeveria Berisha, i cili asnjëherë nuk dinte të mbante përgjesinë e vendimeve të vështira që duhet të marr një kryeministër, por si një populist rrace kerkonte ti shmangej e ju shmang me cdo formë, ashtu sic protestuan dhe sot kur qeveria drejtohet nga Edi Rama. Këta janë qytetarët e thjeshtë, të cilët protestuan paqësisht duke ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese, të cilët nuk ishin atje si militantë të një force politike, për të cilët ndaj vecse respektin më të sinqertë.

Paralelisht me protestën e qytetarëve të Kukësit pati dhe një protestë të dhunshme të organizuar nga forca politike të cilat shfrytëzuan këtë moment për të përfituar dhe të krijonin një kauzë e cila do të tërhiqte vëmendjen nga situate e mjerë ku ata gjenden si opozitë.

Ata po përpiqen të krijojnë përceptimin se janë të njejtë me protestusit e vërtet kuksian e më pas për ta sjellë atë si një qendrim edhe ndaj të gjitha cështjeve që sot janë në vëmendje.

Dje PD dhe LSI tentuan të unifikohen me ata qytetarë të cilëve u vodhen plot qindra miliona euro pikërisht nga ndërtimi i asaj rruge.

Dje LSI na u shit si forcë politike të cilën e shqetëson gjendja ekonomike e kuksianëve, e që sapo të vijë në pushtet do të bëj cmos për të ndihmuar ata!

Dje Sali Berisha dhe Lulzim Basha na u shitën si përsona të cilët nuk e kanë cuar asnjeherë në mendje se tarifimi do të ishte një proces i natyrshëm, ashtu sic ndodh në cdo praktikë europiane, kur fare mirë dihet se është nisur pikërisht nga ata.

Dje në flakët e Kukësit u tentua të digjet shumë problematika e shqetësime të cilat opozita ka, si rrjedhjet nga rradhët e tyre, vjedhjet e shumta që cdo ditë e më shumë po dalin për zyrtarë të tyre, tentohet të digjet vjedhja që ata i bën kombit me qindra miliona euro nga kjo rrugë, tentohet të digjet përceptimi mbi paaftësinë e tyre në qeverisje, tentohet të digjet lufta dhe frika që kanë nga reforma në drejtësi tentohet të digjet debati për cdo gjë që ata kanë bërë gabim të cilët shqiptarët, e si asnjehrë më parë edhe vetë kuksianët i ndëshkuan me votë në 25 qershor.

Kam bindjen se qytetarët e Kukësit nuk do të lejojnë shfrytëzimin politikë te shqetësimit legjitim të tyrë dhe do të distancohen nga këto akte të dhunshme, të cilat në asnjë moment nuk kanë pasur për qellim përcjelljen e problemeve por janë nxitur dhe realizuar pikërisht nga ata të cilët duan të djegin të gjithë problematikat dhe paaftësinë e tyre në flakët e Kukesit.

Kam bindjen se ai grupim protestuesish që përfaqëson realisht atë qytet do kërkojnë përvecse uljen e tarifës apo lehtësira të cilat faktikisht janë përfshirë në kontratë e që duhet të komunikohen më qartë, do kërkojnë drejtësi për ato qindra milion euro që Basha dhe Berisha ju vodhën. Njëra nuk shkon pa tjetrën.