Donald Tusk vjen nesër në Tiranë, pas Bashës në Gjermani, Rama takohet të enjten me Merkel

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk do të vizitojë Tiranën të martën.

Ai vjen në kryeqytet në kuadër të një turi tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup.

Sakaq, “tch” raporton se Kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Merkel.

Vizita e Rames ne Bruksel vjen disa dite pasi lideri i PD Lulzim Basha ishte ne Gjermani ne nje vizite 3 ditore, per te lobuar per hapjen e negociatave te Shqiperise.