Deputeti i PD shpërthen ndaj Ramës dhe Tahirit: Këta bij nënash në burg, bij k*rvash në parlament

Deputetët e Partisë Demokratike ndodhen në Shkodër për të mbështetur 11 kuksianët e arrestuar për protestën në “Rrugën e Kombit”, të cilët sot kanë dalë para apelit për të kërkuar lirinë.

I ashpër ka qenë deputeti tjetër i PD-së Ervin Salianji i cili foli me gjuhën e ish-ministrit të Brendshëm duke thënë se këta protestues janë bij nënash të pafajshëm, ndërsa disa bij k*** janë në parlament.

Këtu janë 11 bijë nënash të cilët janë në burg padrejtësisht. Ndërkohë ca bij të tjerë pavarësisht parave që kanë bërë bëjnë si të ndershëm në mes të parlamentit. Ata që flasin si bij k***, Saimir Tahiri, Edi Rama. Punë k*** është bërë kjo punë. Ndërsa këta janë në hall të vet, për 13 mijë lekë për të hyrë në shtëpi. Ne do jemi përherë në ndihmë të qytetarëve