Deklarata e fortë e Lu për arrestimin e Klement Balilit, Artan Hoxha: Kushti i ‘Eskobarit’ për tu dorëzuar

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, se Klement Balili mund të arrestohet shumë shpejt, brenda ditëve që vijnë, ai eshte kthyer ne top listen e agjencive ligjzbatuese shqiptare. Ne emisionin “Kjo jave” te Nisida Tufes, gazetari Artan Hoxha, tha se Klement Balili ka vene nje kusht per t’u dorezuar, me negociim per te perfituar nga rrethanat lehtesuese ne gjykim.

Kushti i tij eshte se nuk dorezohet pa shkuar dosja e tij nga Prokuroria ne gjykate. Sakaq, nje avantazh i Balilit, sipas Artan Hoxhes, eshte se ai nuk ka armiq natyrale, pasi nuk eshte perfshire ne asnje vrasje.

DEKLARATA E ARTAN HOXHES:

E ka bërë traditë ambasadori Donald Lu, u referohet me emra konkretë edhe pse jo në cdo rast ajo që ka thënë ai ka rezultuar më pas e kryer nga agjencitë tona të zbatimit të ligjit, por duke përmendur emra konkretë është përpjekur të përcjellë mesazhe të forta dhe për ti dhënë një mesazh klasës poltike të mos vazhdojë të sigurojë paprekshmërinë e organizatave të mëdha kriminale që vazhdojnë të jenë aktorë shumë të rëndësishëm në trafikun e drogave të forta duke siguruar sasi të mëdha financiare, që nëpërmjet tyre influencohet edhe në zgjedhjet parlamentare apo lokale.

Duket sikur Balili ishte harruar dhe u desh ndërhyrja e ambasadorit për ta rikthyer edhe një herë në skenë. Përmendja e fundit s’ka qenë në Shqipëri, por ka qenë në vendet e BE. Balili vazhdon të jetë në kërkim që nga 12 maji i 2016 dhë është më i kërkuari në Shqipëri. Pas përmendjes së emrit të Balilit, dëgjojmë një debat të fortë mes opozitës dhe mazhorancës në Parlament.

Balili është një personazh që nëse do shohim të kaluarën, cuditërisht rezulton i lidhur me të gjitha palët, në fushata elektorale, duke mbështetur njërën apo tjetrën në varësi të situatave që kanë qenë në vend.

Ai vazhdon të jetë në kërim, hetimet në Shqipëri nuk kanë ecur dhe kjo është një problem i madh, se prokuroria jonë kur ishte Llalla deklaronte se autoritetet greke vonojnë dërgimin e materialeve shtesë për cështjen Balili.

Por ka një hetim që ka filluar në prill 2016 që edhe ai nuk ka ecur. Fakti që dosja s’është dërguar ende ne gjykatë ka ndikuar që edhe Blaili të mos dorëzohet.

E dëgjova ambasadorin, nuk e di nga e ka ai ate informacion, por di që ka përpjekje të mëdha të policisë shqiptare për ta arrestuar, edhe kohët e fundit, ka një shërblim të konsiderueshëm, për personin që ndihmon,100 mijë eruro por edhe kjo s’ka rezultuar masë efektive.

Ka pasur përpjekje të negociojë në lihje me një dorëzim të mundshëm që të përfitojë dhe ti njihet si rrethanë lehtësuese gjatë procesit gjyqësor.

Balili ka deklaruar se nuk dorëzohen sa kohë që dosja e tij nuk shkon në gjykatë,
këtë e ka ngritur si nje kauzë të vetën se s’ka besim se do ketë një proces të drejtë në gjykatë dhe së dyti i trembet interefrencave politike dhe këmbëngul pse duhet të dorëzohet ndërkohë që me legjislacionin shqiptar ai mund të qëndrojë në paraburgim deri në 2 vjet.

Ka deklaruar që në momentin që dosja e prokurorise shqitpare shkon në gjykatë, nga ai moment mund të shikojë mundësinë që të dorëzohet se afati i qëndrimit të tij nga ai moment e mbrapa është i caktuar me ligj.

Në Greqi hetimet kanë vazhduar, prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë, por për personat që nuk arrestohe, cështja pezullohet, në rastin konkret ai s’është arrestuar dhe pjesa e dosjes së tij është vecuar nga ata që jane derguar ne gjyq.

Në Greqi mesa di une s’ka burgim të përjetshëm për trafikun e narkotikëve, megjithatë kjo i mbetet gjykatës. Besoj se shumë shpejt do kemi mundësinë ta dëgjojmë edhe Klement Balilin.

Balili ka një avantazh të mos ketë rrjedhje informacioni në zonën ku është me origjinë dhe ku ka banuar, ndryshe nga pjesa tjetër kriminale, Balili s’ka armiq natyralë dhe nuk është përfshirë në asnjë vrasje.