DASMA E SKËNDERBEUT/ PLAS NË PS, VELAJ: S’KAM MARRË 25 MILIONË LEKË

Hapi shumë debat “dasma” e improvizuar në Kalanë e Kaninës për heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. E gjitha ishte një ëndërr e hershme e deputetit të PS Fate Velaj e cila u tha se i kushtoi buxhetit të shtetit 25 milionë lekë por një gjë e tillë mohohet me forcë nga deputeti i PS. Velaj thotë se në fakt, dasma u financua nga djemtë e Kaninës përmes donacioneve vullnetare.