ÇIFTI HIPËN MBI VINÇ, KËRCËNOJNË VETËVRASJEN

Një burrë dhe një grua, të identifikuar si Teuta dhe Ferdinand Saraçi raportohet se kërcënojnë se do të hidhen nga një vinç pranë ish-kompleksit Dinamo në Tiranë.

Çifti pretendojnë se kunata e tyre Alba Saraçi i ka nxjerrë nga shtëpia, duke i lënë së bashku me dy fëmijët në mes të katër rrugëve.

Policia ndërkohë po negocion për zbritjen e tyre nga vinçi.