Çfarë përfitojnë financiarisht shqiptarët nga hapja e negociatave me BE

Ndërkohë që data 17 prill lakoher si dita kur BE do të komunikojë vendimin për hapjen e negociatave të pranimt të Shqipërisë në këtë institucion evropian, një nga pyetjet që dëgjohet rëndon është edhe përfitimi financiar që rrjedh nga ky proces. Pra, a do të kenë përfitime financiare shqiptarët nga hapja e negociatave?

Pyetjes i ka dhenë përgjigje drejtori i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Ardian Hackaj, i qenë prezent në emisionin “Tonight”, ku si temë debatimi është:”Rekomandimi pa kushte, kur ngociatat?”.

”  Qytetarët nuk kanë për të pasur përfitime financiare në kohështrirjen afatshkurtë. Ajo që është shumë e rëndësishme është që imazhi i Shqipërisë dhe fuqia që ka për të pasur qytetari për të qenë më i fuqishëm kundrejt shtetarit, ka për të qenë më i fuqishëm”, ka sqaruar Hackaj./CNA.al