“Çfarë do këtu? Ju ishit 8 vjet në pushtet… po Monika pse pëllet. U bo…”? Tregtarët i ‘tregojnë vendin’

Tregtarët e Tregut Ushqimor në Tiranë kanë kundërshtuar prezencën e deputetëve të Partisë Demokratike, gjatë protestës për uljen e qepenave për një orë.

Pranë tregtarëve ka shkuar deputeti i PD, Halim Kosova i cili është ndalur te një dyqan i cili nuk i ishte bashkuar thirrjes për të mbyllur qepenat.

“Çfarë do që vjen këtu?. Ku ishit ju më përpara? Ju ishit 8 vjet në pushtet me atë Lulon, se nuk e di a ke qenë ti apo jo?”, i janë drejtuar tregtarët deputetit demokrat, i cili pas debateve është larguar nga tregu ushqimor i kryeqytetit.

Ndërkohë një prej tregëtareve vijon dhe thotë: “Për çfarë pëllet Monika, u bë surrati Monikës…”