Çdo mashkull pasi mbush 40 vjeç duhet ta bëjë me patjetër këtë kontroll

Pranojeni djema: Ju nuk doni të shkoni tek mjeku as kur jeni sëmurë, jo më për kontrolle parandaluese. Por, duke u kujdesur për shëndetin, duke bërë kontrolle të herëpashershme për sëmundje dhe gjendje të rënda shëndetësore, do të keni mundësi që ta vizitoni më rrallë mjekun me kalimin e viteve. Në varësi të moshës, historisë familjare dhe stilit të jetesës, njerëzit kanë nevojë për teste të ndryshme mjekësore në periudha të ndryshme kohore. Gazeta Shendeti ju sugjeron t’i kryeni këto 4 teste mjekësore:

1. Diabeti: Mund të mos keni nevojë kurrë për të bërë kontroll për diabetin nëse mbani një peshë normale dhe nuk keni asnjë faktor rreziku për këtë sëmundje (si kolesteroli ose tensioni i lartë i gjakut). Por, për shumicën e burrave mbi 45 vjeç, sidomos ata mbipeshë, një analizë gjaku esëll ose një test A1C (analizë gjaku që parashikon një mesatare të niveleve të sheqerit në gjak për 3 muajt e ardhshme) është mirë të bëhet. Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Shërbimeve Njerëzore rekomandon gjithashtu kontroll për diabetin për personat nën 45 vjeç të cilët janë mbipeshë dhe kanë një histori familjare të kësaj sëmundjeje.

2.Infeksionet seksualisht të transmetueshme: Edhe nëse keni qenë në marrëdhënie me vetëm një partnere për vite me radhë, nuk është keq të bëni një analizë për infeksionet seksualisht të transmetueshme. Shumë nga këto infeksione mund të mbeten të padiagnostikuar për vite me rradhë. Për shembull, njerëzit mund të jetojnë edhe 10 vite pa shfaqur simptoma të HIV-it. Ekspertët rekomandojnë që të paktën njëherë në jetë të bëhet një kontroll për HIV-in. Kjo është sidomos e rëndësishme nëse keni kryer marrëdhënie seksuale pa përdorur masa mbrojtëse, keni injektuar drogëra të ndryshme ose keni bërë transfuzione të gjakut. Përveç kësaj, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që gjithë personat e lindur mes viteve 1945 dhe 1965 të kryejnë një kontroll për hepatitin C, pavarësisht faktorëve të rrezikut. Besojeni ose jo, ka shumë raste të hepatit C ku njerëzit nuk shfaqin asnjë simptomë ose nuk e dinë nga janë shkaktuar ato.

3.Kolesteroli: Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon meshkujt të kontrollojnë nivelet e kolesterolit çdo 4-7 vjet pasi të kalojnë të 20-at. Sipas ekspertëve, burrat janë më të rrezikuar se gratë nga sëmundjet kardiovaskulare, dhe shkaku kryesor është kolesteroli i lartë. Duhet të bëni më shpesh kontrolle nëse keni faktorë të tjerë rreziku si diabet, pini duhan ose keni tension të lartë të gjakut. Kolesteroli matet me një analizë e thjeshtë e gjakut, kur jeni në gjendje esëll (nuk duhet të keni ngrënë asgjë 9-12 orët e fundit). Me anë të kësaj analizë mund të masni nivelet në total të koelsterolit, kolesterolin e mirë (HDL), kolesterolin e keq (LDL) dhe trigliceridet. Në varësi të rezultateve, mjeku mund t’ju rekomandojë të bëni ndryshime në dietë ose t’ju japë recetë për ilaçet që ulin kolesterolin, si statika

4.Tensioni i gjakut: Ashtu si kolesteroli i lartë, edhe tensioni i lartë i gjakut është shpesh një gjendje që nuk shfaq simptoma, megjithatë, mund ta masni shumë lehtë. Pas moshës 18 vjeç, duhet ta kontrolloni tensionin e gjakut sa herë shkoni tek mjeku. Nuk shkoni shpesh? Kontrollojeni atë të paktën çdo 2 vjet ose çdo vit nëse kur e keni matur herën e fundit shifrat kanë qenë në kufi të së lartës. Nivelet normale të tensionit të gjakut janë më pak se 120/80 mm Hg. Mund ta masni tensionin e gjakut në shtëpi, farmaci ose tek mjeku i familjes. Nëse tensioni sistolik është mbi 130 dhe ai diastolik mbi 85, mjeku mund t’ju rekomandojë ndryshime në mënyrën e jetesës – si më shumë aktivitet fizik dhe kufizimi i kripës – ose mund të keni nevojë edhe për ilaçe