Berisha: Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin i ka kërkuar Llallës arrestimin tim

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i ka kërkuar ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla arrestimin e tij. Deklaratën Sali Berisha e bëri gjatë një interviste në Abcnews, ndërsa vjen një ditë pas zbulimit të letrës që Llalla ia kishte dërguar Kongresit Amerikan dhe theksonte se ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës. Ambasadori i SHBA reagoi duke e përgënjeshtruar.

Ambasadorja Vlahutin i ka kërkuar zotit Llalla arrestimin tim. Unë e besoj plotësisht këtë sepse zoti Llalla i ka thënë Nishanit se zonja ka ardhur në zyrë dhe ka kërkuar arrestimin e Berishës. Unë këtë e kisha marrë vesh nga ambasadorë të huaj por as që e kisha vlerësuar. Unë e besoj 100% se çfarë ndodh, se kur ke fiksime dhe komplekse nuk di të ndalesh.

Një ditë para disa muajsh u thotë ambasadoreve të BE mos hajdeni në emision me telefona se 4 kate më poshtë është Berisha dhe na regjistron. Që një ambasadore të arrijë deri këtu ose është e sëmurë dhe ka obsesione. Kur mora vesh të dytën them që kjo që unë e kam quajtur Guvernatore është e aftë të bëj cdo përpjekje por s’mund ta transpozoj ne rastin e ambasadorit Lu se këtu e vërteta..nuk e di