Basha reagon ashpër: Kjo është fytyra e shtetit kriminal të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas situates se tensionuar ne dyert e Gjykatës së Tiranës, aty ku deputetët e PD u dhunuan teksa tentonin të hynin në sallë për të ndjekur gjyqin për protestuesit e Rrugës së Kombit.

Deklarata e Bashës

Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel.