Basha humb toruan/ Sulmon mediat

Kreu i PD –së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e biznesti të vogël, të cilët janë kundër vendosjes së TVSh dhe rritjes së taksave.

Sipas Bashës, klima për bërjen e biznesit sa vjen dhe përkeqësohet.

“97 përqind e vendeve të punës janë hapur nga biznesi i vogël. Dhjetra mijëra vende pune do të mbyllen pas futjes në skemën e TVSH –së, biznesit të vogël. Nuk është vetëm ky problemi, por edhe gjobat apo grabitjet që po ndodhin ndaj bizneseve”, ka thënë Basha.

Më tej kreu i PD-së ka shpërthyer ndaj mediave që sipas tij, po bojkotojnë takimin me bizneset.

Basha u ka bërë thirrje mediave që mos ta censutojnë këtë aktivitet.

“Është e turpshme heqja e zërit të figurës përfaqësuesve të biznesit. Ju bëj thirrje, kryeredaktorëve, gazetarëve, të korigjojnë censurën e mëngjesit duke transmetuar të plotë shqetësimet e plota të përfaqësuesve të biznesit. Po shkatërrohet bërthama e çdo zëri kundër, kryeministri e urren këdo që është i pavarur njëjtë si biznesein e vogël”, ka thënë Basha, duke shtuar se Rama, po kërkon ta çojë biznesin e vogël në duar të një grushti oligarkësh.

Më tej kreu i PD-së u ka garantuar bizneseve se do të jenë në krah tyre.

“Mos kini frikë, le të më arrestojnë mua të parin. Çohuni! Se kemi një grusht njerëzish që punon kundër popullit të tij nga mëngjesi deri në darkë”, ka thënë Basha./CNA.al