Balla: U njohën arritjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, lidhur me hapjen e negociatave, duke theksuar faktin se KE, nuk ka asnjë kusht për Shqipërinë në hapjen e negociatave dhe anëtarësimit të vendit tonë në BE.

Rekomandimi i pakushtëzuar i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE është njohje e qartë arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës: reformën e gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.