Artistët i bashkohen protestuesve të Kukësit

Protestës të qytetarëve para Drejtorisë së Policisë së Tiranës i janë bashkuar edhe artistët dhe aktorët.

Pasi protestuan para Teatrit Kombëtar, aktorët janë zhvendosur pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku po protestojnë qytetarët prej disa orësh për lirimin e protestuesve të Kukësit.

Në fjalën e tij për mediat aktori Arben Derhemi është shprehur se ata do të bashkojnë kauzën e tyre edhe me protestuesit e Kukësit, pasi sipas tij përball kemi një kryeminister të pa përgjegjshëm.

“Shqiptarët kanë një problem të madh kanë një shtet të pa përgjegjshëm dhe një kryeministër të pa përgjegjshëm. Rama duhet t’i vendos gishtin kokës”, u shpreh Derhemi.