AKTUALITETShkodra, “grusht” fytyrës Lulzim Bashës

Djepi i kulturës, por edhe nacionalizmit në Shqipëri, Shkodra, i ka dhënë një “grusht” të fortë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha , i cili është një tekst i qartë për kreun e PD-së, sjelljen dhe aksionin e tij politik.

Basha nga Tirana paralajmëroi se Shkodra do ngrihej në protestë kundër Edi Ramës.

Po përgatitej një protestë, dega e Shkodrës, doli në medie dhe premtoi se do të mbushte sheshin.

Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi bëri thirrje për protestë kundër Edi Ramës, u zhvilluan dhe mbledhjet e grup-seksioneve.

Protesta duket në foto e mëposhtme që kishte 30 apo 40 vetë, aq njerëz sa ka vetëm Kryesia e PD dhe deputetët e këtij qarku.

Fotot flasin qartë dhe tregojnë se shkodranët i kanë dhënë një “grusht” të fortë në fytyrë Lulzim Bashës, duke braktisur aksionin e tij politik, thirrjet e kryebashkiakes, Voltana Ademi, por edhe duke mos ju përgjigjur organizimit që drejtohej nga kryetari i degës së PD-së Shkodër, Ramis Çobaj.

U njoftuan strukturat, konferenca shtypi, organizim për të mbushur sheshin kundër Edi Ramës, dhe përgjigja e shkodranëve ndaj Bashës është në fotot e mëposhtme. /CNA.al