Aksidentohet në punë, humb jetën inspektori i hidrocentralit të Moglicës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, një inspektor i hidrocentralit të Moglicës ka humbur jetën. Mësohet se ai është aksidentuar gjatë punën, teksa ka rrëshqitur një masiv shkëmbor.
Mësohet se viktima është shtetasi Leonard Cela, 46 vjeç. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Gramshit për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk ka arritur t’ju shpëtojë plagëve të marra. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe masat e sigurisë në punë, nese viktima ishte i pajisur me masat e nevojshme që duhet të kishte në punë.