Aksident ne Milot, treni hedh nga ura kamionin. Tre te plagosur ne gjendje te rende!

Aksident me tre te plagosur te Ura e Milotit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ku treni ka përplasur një kamion duke e hedhur nga ura.

Treni i linjës Shkodër-Tirane ka përplasur një kamionçinë ne fshatin Pllane re Lezhës. Pas përplasjes kamionçina ka përfunduar ne një kanal dhe për pasoja raportohen tre persona te plagosur.

Ndërkohe, një qytetare e pranishme në vendngjarje ka shkruar se kamioni i doli para trenit, janë 3 të plagosur dhe njëri ishte në gjendje të rëndë.