Ahmetaj: Rritja ekonomike në vitin 2017, më e larta në gati një dekadë

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, thotë se rritja ekonomike në vitin 2017, është më e larta prej një dekade. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmetaj shkruan se rritja ekonomike në 2017 arriti në 3.14%, duke kapur pritshmëritë prej 3.84%.

“Rritja ekonomike në vitin 2017, më e larta në gati një dekadë! Megjithëse kishim një vit të vështirë energjetik në gjysmën e dytë të tij, rritja ekonomike përmbushi tërësisht pritshmëritë tona prej 3.84%, duke tejkaluar madje parashikimet e shumë institucioneve ndërkombëtare. Konsumi final i popullatës vijon trendin e vet pozitiv, duke u rritur edhe në tremujorin e fundit të vitit me 3.14%. Jemi në rrugën e duhur të konsolidimit dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, por patjetër mbetet ende shumë për të bërë, për ta bërë atë të prekshme për çdo familje shqiptare”.